“Biftekun e artë duhej ta kishte varur në mur”, Hënes tregon gabimin e Riberi

Uli Hënes gjithmonë ka një këndvështrim ndryshe për tema të nxehta si për klubin e Bajern Mynih, ashtu edhe për futbollin gjerman në përgjithësi. Presidenti i bavarezëve, gjithmonë flet me shumë çiltërsi për atë që mendon dhe po në këtë mënyrë është munduar që të argumentojë këndvështrimin e tij rreth një ngjarje që mori shumë vëmendje këtë vit, ajo e biftekut të larë në ar të Frank RIberi në një darkë në Dubai kur ishte me pushime.

“Unë e kam ndjekur këtë histori me kujdes dhe mund t’ju them se ishin lajme të rreme. Në këtë rast u abuzua me Frank. Gabimi i tij i vetëm ishte se nuk e vari në mur atë biftek. Ai as që e hëngri biftekun. Duhej ta kishte ngulur në mur si kujtim dhe gjithçka do të kishte qenë në rregull”, ishte argumenti i Hënes për të shpjeguar se francezi nuk kishte gabuar në atë darkë të famshme që e bëri të përplasej me tifozët në rrjetet sociale.

Ndërkohë, ai foli qartësisht edhe për çështje ekonomike të klubit, duke saktësuar se çdo sforco ekonomike, bëhej sepse duheshin rivalizuar klubet e mëdha në Europë. “Unë nuk kam qejf të blej një futbollist për 80 apo 100 milionë euro. Por nëse duam të mbajmë hapin e Mançester Sitit, Liverpul apo Barcelonës, atëherë duhet të bësh edhe gjëra që nuk të pëlqejnë. Gjëja më e rëndësishme është që një lojtar si Hernandez e blemë me para nga llogaria jonë e kursimeve.

Mendoj se paratë janë ata që po shënojnë gola tani. Anglia përfiton 3 miliard euro nga e drejta televizive, ne vetëm 1. Tashmë shihet që anglezët po investojnë në infrastrukturë. Ata marrin trajnerë dhe drejtues të mirë. Do të jetë e vështirë për t’i ulur anglezët nga maja”, tha presidenti i Bajernit. /vipsport.al/