Bie serioziteti i garës në Kategorinë e Parë, Elbasani-Turbina mund të luhet në një “aneks”!

Javët e fundit të kampionatit, e sidomos në Kategorinë e Parë janë kthyer shpesh në ndeshje qokash. Turbina e Cërrikut duket se e ka siguruar mbijetesën edhe pa shkuar në ndeshje shtesë. Cërrikasit do të luajnë këtë fundjavë në Elbasan.

Mirëpo, verdheblutë si pritës duket e nuk do ta luajnë ndeshjen ndaj cërrikasve në “Elbasan Arena”. Me shumë gjasa kjo sfidë do të luhet në një nga anekset e qytetit dhe pikërisht në fushën me bar artificial.

Duke qenë se është ndeshja e fundit edhe FSHF kërkon që të ruajë “Elbasan Arenën” për finalen e Kategorisë së Parë, Vllaznia-Bylisi, që me shumë gjasa do të luhet aty por edhe për ndeshjen e Kombëtares sonë me Moldavinë, ndonëse ajo luhet më 11 qershor.

E.S./Vipsport.al/