Berisha nuk gjen paqe në Bergamo, Golini e detyron të largohet nga Atalanta

Etrit Berisha e nisi sezonin në mënyrën më të mirë duke luajtur titullar me fanellën e Atalantës, por ndeshja e Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës, e mori në qafë gardianin kuqezi. Ai nuk ishte në një formë të mirë dhe që nga ai takim ku pësoi 3 gola, përfundoi në stolin e rezervave.

Sakaq, rivali i tij Golini po bën paraqitje mjaft të mirë dhe disa herë ka qenë vendimtar me pritjet e tij në fushën e blertë. Kjo ka bërë që trajneri Gasperini të mos e diskutojë për asnjë moment portën, duke i besuar ‘çelësat’ portierit Golini.

Në merkaton e verës pritet që të ketë lëvizje në kampin zikaltër me Berishën që me shumë gjasa do të largohet. Gardiani kuqezi mund të kërkojë një aventurë të re ku do të synojë për të marrë më shumë minuta. Aktualisht nuk flitet për një destinacion konkret pasi për të ka oferta nga Italia e nga jashtë Italisë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/