Bejl bindet për largimin, kërkon t’i japë lamtumirën tifozëve në ndeshjen e fundit

Garet Bejl tashmë është bindur se të Reali i Madridit është kthyer në një të padëshiruar. Sulmuesi nuk ka qenë pjesë e skuadrës në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, teksa trajneri Zinedin Zidan ka kërkuar t’i japë një mesazh të qartë se nuk e ka në planet e tij.

Në këtë formë, uellsiani ka shprehur dëshirën të jetë në fushë për ndeshjen e fundit të sezonit në ‘Santiago Bernabeu’, në mënyrë që të ketë mundësinë për t’u përshëndetur me tifozerinë e ‘Los Blancos’.  Ndërkaq, duke qenë se lamtumira me Realin mbetet vetëm për t’u zyrtarizuar kanë nisur të qarkullojnë emrat e skuadrave të cilat kërkojnë të nënshkruajnë Bejl.

Përflitet gjithnjë e më shumë një rikthim i 29-vjeçarit në kampionatin anglez, ndërsa Mançester Junajtid por edhe klubi ku mori faë, Totenhem kanë shprehur interesimin. Megjithatë, e ardhmja mbetet e paqartë ndërsa Bejl pret edhe një ofertë nga PSG.

/EgiCabeli-VipSport.al/