Batha: Nuk e kam pishman titullin me Partizanin, edhe kaq shumë i shkoi

Idriz Batha duket se nuk e ka shumë problem se nuk ishte pjesë e Partizanit në këtë sezon ku të kuqtë u shpallën kampionë në Superiore. Mesfushori i cili është pjesë e Flamurtarit, tregoi në “Sport Neës Plus” se e priste titullin kampion të të kuqve.

“Nuk kam pendesë që nuk jam te Partizani, futbolli është i tillë. Do të më kishte pëlqyer të dilja kampion kur isha pjesë e Partizanit por nuk kam pishman. E meritoi dhe i uroj të gjithë, edhe tifozët që kanë merita më shumë se kanë vuajtur më shumë këto vite. Ishte punë e gjatë që nuk do vononte, edhe kaq shkoi shumë, i kishte ngritur themelet dhe e meritoi.

Ndeshja pa tifozë në Tiranë? Duhet luajtur me tifozë, është akoma më e bukur kur ka presion, Nëse nuk ka tifozë e presion, atëherë e kotë që luan futboll”, ishin fjalët e tij. /vipsport.al/