Bare i rëndësishëm te Malaga, çështje kush do e zëvendësojë shqiptarin

Keidi Bare për momentin është i pezulluar në kampionatin spanjoll, ku u ndëshkua me të kuq në ndeshjen ndaj Oviedos. Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, gjatë një ndeshje me Malagën goditi në mënyrë të pavullnetshme kundërshtarin, ndërsa nuk u fal nga arbitri.

Edhe pas apelimit nga klubi spanjoll dënimi nuk u pezullua teksa tashmë Bare duhet të qëndrojë edhe një ndeshje jashtë fushave. Mirëpo, mesfushori këtë sezon veçanërisht pas ardhjes në krye të skuadrës së trajnerit Viktor Sançez, është kthyer në një nga lojtarët bazë të formacionit.

Trajneri i ri e vendosi Baren në qendër të projektit duke ia besuar atij çelësat e mesfushës. Dhe tashmë në Spanjë janë duke vuajtur dhe ka nisur një debat për të gjetur zëvendësuesin e Bares, teksa ekipi ka objektiv ngjitjen në Primera Divizion.

/EgiCabeli-VipSport.al/