Barcelona mbyll kampionatin me barazim, Mesi i gëzohet golave për trofeun individual

La Liga ka ulur ditën e sotme tiparin, teksa Barcelona e ka mbyllur kampionatin me një barazim 2-2 në transfertë përballë Eibarit. Një ndeshje e cila kishte vetëm rëndësi statistikore pasi të dyja skuadrat nuk kishin objektiva për të luftuar. Pjesa e parë ishte plot emocione dhe gola teksa u shënuan të katërt golat e takimit. Fillimisht, ata që hapën llogarinë ishin vendasit në minutën e 20, ndërsa më pas katalanasit përmbysën falë dygolëshit të Leo Mesit.

Argjentinasi shkon në kuotën e 36 rrjetave sezonalë në kampionat dhe udhëheq garën për Këpucën e Artë, duke u shkëputur nga Mbape, rivali i tij më i afërt me 32 gola, ndërsa francezi ka edhe një ndeshje për të luajtur në kampionat. Ndërkaq, në fraksionin e dytë të lojës ritmi i lojës ishte më i ulët, megjithatë mundësitë nga të dyja kampet nuk munguan por nuk arritën të finalizonin në mënyrën e duhur.

Në këtë formë, Barcelona e mbylli kampionatin me 87 pikë, duke lënë pas tyre 19 pikë mbrapa rivalët historik të Realit. Ndërkohë, vendi i dytë i klasifikimit për Atletiko Madrid.

/EgiCabeli-VipSport.al/