Barcelona firmos me 18-vjeçarin e Groningenit, klauzolë 100 milionë euro në kontratë

Klubi i Groningenit në Holandë bëri me dije pak orë më parë shitjen e talentit Ludovit Reis te Barcelona. Tashmë ka ardhur edhe konfirmimi nga klubi katalanas për këtë lëvizje.

Mesfushori i datëlindjes 2000, sipas komunikatës zyrtare të Barcelonës, ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, të vlefshme deri në qershor të vitit 2022, me opsionin për ta zgjatur kontratën edhe për dy vite të tjera, nëse palët janë dakord.

Klubi i madh spanjoll do të derdhë në arkat e Groningenit shumën e 3.25 milionë eurove. Në kontratën e Reis me Barcelonën është përfshirë një klauzolë prej 100 milionë eurosh. Reis, i cili ende nuk i ka mbushur 19 vjeç, është një futbollist mjaft premtues dhe Barcelona nuk nguroi për ta blerë këtë talent. Ai ka nënshtetësi sllovake dhe holandeze dhe konsiderohet si një nga të rinjtë me të ardhme të sigurt. / Vipsport.al