Bajerni Mynih i jep asist Realit për Nejmarin, gati shkëmbimi i bujshëm me PSG-në

Real Madridi ka nisur të mendojë për merkaton e verës që para disa javësh dhe pritet që të ketë lëvizje në muajt e verës. Largimi i Ronaldos por edhe forma e dobët e shumë futbollistëve të tjerë, mund të bëjnë Realin që të mendojnë për transferime të shumta dhe dëshira e madhe mbetet Nejmar.

Sulmuesi brazilian me shumë gjasa do të largohet këtë verë nga PSG, duke qenë se verën tjetër klauzola e tij pëson një rënie të jashtëzakonshme dhe mund të blihet për 170 milionë euro. Në këto kushte, PSG nuk do që të rrezikojnë dhe synon që të rinovojë ose ta shesë për më shumë por rinovimi duket i vështirë.

Nga Gjermania, “Bild” raporton se Bajerni do të rikthejë në Madrid kolumbianin Hames Rodrigez duke qenë se ky i fundit nuk i ka bindur drejtuesit bavarez. Kolumbiani, është pikërisht futbollisti që mund të përfshihet në këtë operacion dhe mund të përfundojë në Paris. PSG kërkon deri në 300 milionë euro për Nejmarin, por Reali synon që t’ia ulë këtë kërkesë duke i ofruar edhe shërbimet e Rodrigezit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/