Bajerni i ‘hap krahun’ Interit, italianët udhëheqin garën për sulmuesin e talentuar

Interi po përgatit të mbyllë sezonin ndërsa ekipi është pranë kualifikimit në Ligën e Kampionëve dhe sezoni tjetër do të sjellë ndryshime në ekip, teksa drejtori sportiv Bepe Marota ka nisur nga puna për të afruar lojtarë që do të rrisin kualitetin e grupit.

Një nga futbollistët që këtë sezon ka shkëlqyer në kampiontin francez dhe që ka marrë shumë vëmendje është sulmuesi i talentuar i Lile, Nikolas Pele. Sulmuesi ka shënuar 21 gola nga 38 ndeshje teksa ka një meritë kryesore tek skuadra e tij, e cila renditet në vendin e dytë në Ligue 1.

Për 23-vjeçarin kishte shprehur interesim edhe Bajern Mynih, por sipas asaj që raporton ‘Bild’, bavarezët janë tërhequr nga gara për Pepe. Në këtë formë, Interi e ka rrugën e hapur për të tentuar marrëveshjen, teksa Pepe mund të konsiderohet si zëvendësuesi ideal i kroatit Perisiç, i cili duket gjithnjë e më larg Milanos.

/Egi Çabeli-VipSport.al/