Atletiko Madrid e ka gati planin, Griezman e zëvendëson me yjet e Serisë A

Atletiko Madrid po përgatitet që në këtë merkato të humbasë shërbimet e sulmuesit Antuan Griezman. Francezi është prej kohësh një synim i Barcelonës, por në sezonet e fundit marrëveshja nuk ka arritur të konkretizohej. Megjithatë, zhgënjimi i katalanasve në Champions këtë sezon ishte i madh dhe po përgatitet që skuadra vitin tjetër të jetë në një tjetër nivel, ndërsa Griezman shihet si sulmuesi i duhur përkrah Mesit.

Në këtë formë, bardhekuqtë po kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesit, teksa alternativat vijnë nga Seria A. Sulmuesi i Interit, Ikardi tashmë pas konflikteve me klubi dhe tifozerinë zikaltër do të jetë në merkato dhe është një mundësi e  mirë.

Megjithatë, sytë e Atletikos janë edhe mbi Paulo Dibalën, i cili këtë sezon ka zhgënjyer me bardhezinjtë duke qenë nën pritshmëritë e klubit dhe nuk konsiderohet i paprekshëm. Objektivat në rast largimi të Griezman janë fiksuar, megjithatë klubi nuk spanjoll nuk heq vëmendjen as nga situata e Edinson Kavanit në Francë.

/EgiCabeli-VipSport.al/