Atletiko Bilbao nuk e ndryshon politikën, rinovon me sulmuesin 38-vjeçar

Klubi bask i Atletiko Bilbaos ka një politikë të njohur për t’u mbështetur te lojtarët vendës. Është shumë i lidhur me këta lojtarë, aq sa nuk e ka problem aspak të rinovojë edhe me një 38-vjeçar.

Aritz Aduriz do të vazhdojë edhe një sezon me fanellën e Atletiko Bilbaos. Sulmuesi veteran, i datëlindjes 1981, ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit për të luajtur deri në vitin 2020.

Futbollisti shtatlartë ka shënuar 171 gola me fanellën e Atletiko Bilbaos dhe është i 6-ti në renditjen e shënuesve më të mirë në historinë e klubit bask. Aduriz do të luajë sezonin e 12-të me Atletikon, ku vlerësimi për të është maksimal. / Vipsport.al