Ankand për Kolollin nga Anglia, në skenë del edhe emri i Lids Junajtid

Ky ishte një sezon fantastik për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli. Edhe pse roli i tij natyral në fushë është ai mbrojtësit të majtë, këtë sezon Kololli është përshtatur më së miri edhe në mesfushë. Një eksperiment i goditur pasi 27-vjeçari ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 8 asiste me skuadrën e Zyrihut, ku aktivizohet në kampionatin zviceran.

Ndërkohë, këtyre statistikave Kololli iu shtoi edhe paraqitje pozitive në Ligën e Europës. Kët kanë bërë që për futbollistin të ketë oferta nga klube të Championship-it, në Angli. Shefillid Uensdej, Brentford dhe Lids Junajtid janë skuadrat e interesuar për Kolollin.

Megjithatë, Lidsi i cili këtë sezon i shkoi pranë ngjitjes në Premier League dhe që udhëhiqet nga trajneri Marselo Bielsa duket se është klubi më i interesuar për shërbimet e Kolollit. Për momentin Kololli është i angazhuar me Kosovën, teksa është i grumbulluar për dy takimet e radhës të dardanëve në kualifikueset e Europianit 2020.

/EgiCabeli-VipSport.al/

more recommended stories