Aleksi: I indinjuar nga pezullimi absurd, askush s’mund të më hedhë poshtë djersën

Sot, klubi i Luftëtarit doli me një vendim që i shokoi të gjithë duke pezulluar trajnerin Julian Ahmataj, që në fakt ka bërë një punë mjaftë të mirë në Gjirokastër. Por vijoi edhe me dy nga kualitetet dhe titullarët e bluzinjve.

Albano Aleksin që është edhe një nga pikat e forta të skuadrës madje edhe kapiten si dhe brazilianin e linjës së majtë Xhekson.

Në fakt, nuk është hera e parë që këtë sezon pezullohen si Aleksi ashtu edhe Xhekson. Por, vendimi i sotëm, krejt absurd sigurisht që ka irrituar jo pak mesfushorin nga Fieri të skuadrës së Luftëtarit, i cili luan sezonin e tij të katërt në Gjirokastër. Ja edhe postimi që ai ka bërë pak më parë në profilin e tij në “Facebook”: