Alegri krahason Ronaldon dhe Ibrahimoviç: Argëtohen vetëm nëse fitojnë

Kristiano Ronaldo dhe Zllatan Ibrahimoviç nën krahasimin e Masimiliano Alegrit. Trajneri ka pasur mundësinë t’i trajnojë të dy yjet e futbollit botëror, suedezin te Milani dhe CR7 tashmë te Juventusi. Sipas Alegrit ajo që dy futbollistët kanë të përbashkët është dëshira për të fituar edhe në stërvitje, ndërsa argëtim quhet vetëm nëse fitojnë.

Ndërkohë, e kundërta e të dyve është se Ronaldo i ndihmon më shumë lojtarët më të dobët rreth tij. “Në nivelin mental Ronaldo është shumë i fortë se të tjerët. Vendos çdo ditë objektiva personal. Është vërtet e vështirë të gjesh motivimin kur je 34-vjeç dhe ke fituar gjithçka. Nga ky këndvështrim të gjithë kemi për të mësuar, kam mësuar edhe unë sepse nuk ndodh shpesh të trajnosh më të mirin në botë. Ronaldo argëtohet në stërvitje por argëtimi i tij është vetëm nëse fiton. Dhe kjo ndodhte edhe me Ibrën, donte vetëm të fitonte.

Nevrikosej për një top të gabuar, i shpjegoja se nuk janë të gjithë me cilësitë e tij pasi ndryshe do të ishte shumë e thjeshtë. I shpjegoja se ai duhej të vihej në dispozicionin e lojtarëve më pak të mirë për të mos i vendosur në vështirësi. Në këtë aspekt Ronaldo është më i mirë sepse ndihmon të tjerët që e rrethojnë”, tha Alegri.

/EgiCabeli-VipSport.al/