Akuzon Shkumbini: Na mundi një ekip balerinash, djersa jonë do shpërblehet!

Shkumbini humbi në shtesën e dytë, duke u mundur në fundin e saj madje 1-0 nga ekipi i Veleçikut. Në një sfidë ku ekipi i trajnerit Artan Bano dominoi me lojë, e madje goditi edhe shtyllën, por në fund nuk mundi të siguroi kalimin në të Parën duke shpresuar te 90-të minutat e sfidës me Luzin 2008.

Por, peqinasit akuzojnë e madje i quajnë koplikasit balerina, duke rikujtuar edhe një herë padrejtësitë sezonale, por edhe mllefin që vazhdojnë të kenë ndaj ekipit te tyre e duke e penguar që të realizojë synimin sezonal ngjitjen në të Parën. Ja postimi i peqinasve pas disfatës me koplikasit…:

E.S./Vipsport.al/