Akuzat për hashash nga trajneri i Flamurtarit, reagon Alibegaj: Mos u merr me gosip, drejtohu te institucionet

Pak ditë më parë, i ftuar në emisionin ‘24 Sekonda’ në “RTSH”, trajneri i ekipit të Flamurtarit në basketboll për femra, Viron Toska akuzoi ekipin e Tiranës për favorizime nga Federata si edhe shtoi se basketbollistja amerikane e Tiranës, konsumon hashash pasi ka vetë informacion në lidhje me këtë.

‘VipSport.al’ ka kontaktuar me trajneren e ekipit të SH.B Tiranës, Mirza Alibegaj e cila njëkohësisht akuzohej nga Toska se ndihmohet nga Federata. Alibegaj është shprehur se i vjen habi që lexon deklarata të tilla nga trajneri i Flamurtarit, duke kërkuar që ky i fundit t’i drejtohej institucioneve përkatëse në lidhje me këtë çështje.

“Nuk e kisha dëgjuar këtë deklaratë nga ana e trajnerit të Flamurtarit. Më vjen habi që e dëgjoj sepse mua nuk më rezulton një gjë e tillë, por nëse ai është i bindur, të kishte reaguar në moment duke ju drejtuar institucioneve përkatëse dhe jo të merrej me ‘gossip’. Ne kemi kontrata me të gjithë  lojtaret (të huaja dhe vendase) në të cilat ndalohet përdorimi i substancave stimuluese”, u shpreh Alibegaj. /Erjon Allaraj-VipSport.al/