Akuza për skuadrën e Josës, Batatina: Harrojeni titullin, fajin e ka presidenti i Federatës

Prishtina ka arritur të mundë me rezultatin e ngushtë 1-0 skuadrën e Llapit ditën e sotme, duke mbetur një rival direkt i Feronikelit për titullin kampion. I pakënaqur nga ky takim, ka mbetur trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili në përfundim të takimit ka sulmuar skuadrën e drejtuar nga Mirel Josa.

Batatina u shpreh se Prishtina u ndihmua në këtë takim nga arbitrat të cilët sipas tij hapur e kanë mbajtur krahun e kryeqytetasve. Sakaq, ai ia ka faturuar fajin presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

” Sot ndeshja nuk shkoi mirë për ne, për arsye se Llapi nuk mund të luajë ndaj 16 personave. Është vërejtur një penallti për ne nuk është akorduar. Veliu është bërë për spital, ndërsa gjyqtari nuk ndali as faull. Prishtina nuk e meriton të shpallet kampione dhe nuk besoj që do të bëhet kampione. Fajtorin ta mbajë Agim Ademi me bashkëpunëtorët e tij”, tha Batatina. /Erjon Allaraj-VipSport.al/