Ajaksi pranë titullit në Holandë, PSV i duhen 15 gola për ta përmbysur

Ditën e sotme është luajtur java e parafundit e Eredivise, në kampionatin holandez. Gara për titullin kampion ishte e ashpër ndërsa PSV dhe Ajaksi ishin me pikë të barabarta. Mirëpo, pas hapit fals të PSV sot në sfidën ndaj Alkmarit dhe triumfit të Ajaksit në shtëpi ndaj Utrehtit, diferenca tashmë ka shkuar në 3 pikë dhe ‘Harkëtarët’ janë shumë pranë titullit të 34 në histori.

Ndërkohë, vetëm një skenar i çmendur mund t’ia hiqte nga duart titullin skuadrës së Ten Hag. Në rast se Ajaks humbet në ndeshjen e radhës atëherë mundësia e vetme për PSV të dalë kampion është të fitojnë me një diferencë prej 15 golash, pasi në këtë sezon Ajaksi ka kaluar kuotën e 100 realizimeve.

Megjithatë, diçka e tillë duket thuajse e pamundur, ndërsa me shumë mundës zhgënjimin në Champions, Ajaksi do ta harrojë me trofeun e kampionatit të cilin nuk e fiton prej sezonit 2013-2014. Kjo do të ishte dhe mbyllja më e mirë e një sezoni mbresëlënës ku Ajaksi fitoi shumë fansa me futbollin e shfaqur, veçanërisht në Ligën e Kampionëve.

/EgiCabeli-VipSport.al/