Ajaksi feston titullin në Barcelonë, katalanasit shpresojnë që qyteti t’i lejë mbresa De Ligt

Ajaksi u shpall para pak ditëve kampion për herë të 34 në historinë e saj, teksa mposhtën konkurrencën e PSV në kampionatin holandez. Klubi i ‘Harkëtarëve’ vendosi ta festojë titulli  në qytetin e Barcelonës, ndërsa tashmë siç është bërë e ditur klubi i Barcelonës ka firmosur me një nga yjet e skuadrës holandeze, mesfushorin Frenki De Jong.

Por, nëse talenti mund ta konsiderojë si një vizitë për të njohur edhe më shumë qytetin ku do të jetojë në vazhdim, klubi i Barcelonës shpreson që qyteti t’i lejë mbresa dhe të bindë përfundimisht edhe mbrojtësin De Ligt për t’u transferuar në Katalonjë. Kapiteni i Ajaksit është një nga mbrojtësit me të ardhme të ndritur dhe Barcelona nuk kërkon ta humbasë si mundësi, ndërsa 19-vjeçari ka pas vetes edhe shume klube të tjera kandidate që mund të bëjnë çmenduri për shërbimet e tij.

Megjithatë, vizita por veçanërisht miku i tij i ngushtë mund të bëjnë që edhe De Ligt të pranojë propozimin Barcelonës. Në këtë vizitë, sërish De Jong dhe De Ligt nuk janë ndarë nga njëri-tjetri dhe blaugranët kanë një ‘as nën mëngë’ për ta bindur mbrojtësin të transferohet në Katalonjë sezonin e ardhshëm.

/Egi Cabeli-VipSport.al/