Ahmataj: Më ndaluan të bëja stërvitje dhe më dhanë pezullimin në dorë, jam krenar për djemtë

Situata e fundit e krijuar te Luftëtari, ku klubi vendosi të pezullojë trajnerin Julian Ahmataj sëbashku me dy futbollistët titullarë, Albano Aleksi e Xhekson ka rënduar ambientin e bluzinjve teksa trajneri në një reportazh të Supersport shprehet se vendimin e ka marrë vesh nga mediet, ndërsa i ndaluan stërvitjen dhe i dhanë në dorë letrën e pezullimit.

“Nuk isha lajmëruar, kam marrë vesh çdo gjë nga mediet. Sot kur isha në stërvitje më ndaluan të bëja stërvitje dhe më dhanë pezullimin në dorë, atë që unë i kisha kërkuar para se të ndodhte kjo. Në radhë të parë dua të falënderoj qytetarët e Gjirokastrës dhe të gjithë tifozët e Luftëtarit kudo që janë sepse kanë qenë në mbështetje të skuadrës.

Kjo më ka bërë krenar për punën që kanë bërë djemtë, e theksoj se punën e kanë bërë djemtë. Nuk jam i pari që i ka ndodh kjo gjë, por unë besoj se kam dhënë maksimumin në çdo ndeshje. Jemi krenar për atë që kemi bërë dhe atë që do të bëja. Do isha i lumtur të kisha vazhduar punën te Luftëtari, pavarësisht vështirësive që has në punë. Isha krenar për ambientin që kisha gjetur. Më mungon një mirënjohje, por ma kanë dhënë tifozët dhe çdo individ që ka qenë pjesë e Luftëtarit”, tha Ahmataj.

/EgiCabeli-VipSport.al/