Aguero injoron Mesin për Topin e Artë: E meriton një nga finalistët e Champions

Serxhio Aguero sapo është shpallur kampion i Anglisë me Mançester Sitin, ndërsa realizoi një sezon të shkëlqyer duke realizuar 21 gola në kampionat. Ndërkohë që tashmë sezoni është në përfundim kanë filluar mendimet se kush mund ta fitojë trofeun individual të Topit të Artë.

Nëse Lionel Mesi, shikohej si pretendenti kryesor, tashmë pas disfatës në Champions, ku ‘pleshti’ nuk mundi të shmangë eliminimin nga Liverpuli, situata duket të ketë ndryshuar. I këtij mendimi është edhe argjentinasi Serxho Aguero, i cili nuk e mbështet bashkëkombësin e tij në këtë garë, Lionel Mesi.

Sulmuesi mendon se fituesi i Topit të Artë duhet të jetë njëri prej futbollistëve nga skuadrat e Liverpul dhe Totenhem të cilat janë edhe në finalen e Champions League. Në këtë formë sipas Agueros pretendentët për çmimin prestigjioz janë Salah dhe Van Dajk nga Liverpuli apo Herri Kejn e Eriksen nga Totenhem.

/EgiCabeli-VipSport.al/