25 vite pa legjendën e Formula 1, Airton Sena kërkoi të mos garonte por u kundërshtua nga komisarët e garës

Dita e sotme është një ditë e trishtuar për të gjithë dashamirësit e Formula 1, teksa mbushën plot 25 vite nga ndarja nga jeta e pilotit legjendar, Airton Sena. Braziliani njihet si një nga pilotët më të talentuar, në mos më i talentuari i të gjitha kohërave. Por, fati e deshi që të ndahej nga jeta pikërisht në pistë, në garën që dedikoi jetën. Për Senën rezultoi fatale përplasja në murin e pistës së San Marinos ajo përplasje e frikshme me 230 km/ në orë.

Por, kur mbushen 25 vite pa Senën, kanë dalë në pah disa fakte të cilat tregojnë se Airton Sena ishte kundër zhvillimit të asaj gare por nuk arriti të bindë drejtuesit dhe komisarët e garës për të mos ta zhvilluar Çmimin e Madhe të San Marinos. Arsyeja ishte vdekja e mikut të tij dhe konkurrentit njëkohësisht, Ratzenburger në provat kualifikuese. Vetë Sena e kishte vizituar vendngjarjen e incidentit të shokut të tij dhe ishte kundër zhvillimit të garës por ky mendim nuk u mor parasysh nga komisarët e garës dhe më pas erdhi përplasja fatale.

Ndërkaq, Sena e kishte deklaruar edhe më parë se makinat nuk ishin të sigurta dhe se do të ishte një sezon me shumë aksidente. Sena ishte në moshën 34-vjeçare kur u nda nga jeta, ndërsa kishte fituar 3 Kampionate Botërorë.

/Egi Çabeli-VipSport.al/