Zyrtare / Jo vetëm Kielini, Alegri humb një tjetër titullar për duelin Ajaksin

Tjetër dhimbje koke për Masimiliano Alegrin për ndeshjen e kthimi të Ligës së Kampioneve ndaj Ajaksit. Trajneri i bardhezinjve do të duhet të bëjë planet pa një tjetër futbollist i cili kishte qenë pjesë e rëndësishme e planeve të tij dhe që dukej se funksiononte mjaft mirë përkrah Kristiano Ronaldos.

Bëhet fjalë për Mario Manxhukiç, i cili ka ndjerë shqetësime në tendinë dhe është detyruar të dorëzohet para kohe për këtë duel, duke mos qenë i gatshëm për ndeshjen në “Allianz Arena”. Kësaj i shtohet edhe mungesa e Xhiorxhio Kielinit, i cili vazhdon të jetë një mungesë e rëndësishme në prapavijë, apo edhe asaj të Matia Perin, i cili për disa sfida dukej se do të rivalizonte Shzesnji për një vend në katërkëndorin e Juventusit.

Lista e të grumbulluarve të Juventusit

Portierë: Shzesnji, Pinsoljo, Loria

Mbrojtës: De Shiljo, Aleks Sandro, Barzalji, Bonuçi, Kanselo, Rugani, Spinacola

Mesfushorë: Pjaniç, Khedira, Matuidi, Emre Xhan, Bentankur, Nikolusi, Kavilja

Sulmues: Ronaldo, Dibala, Duglas Kosta, Kin, Bernardeski