Zvicër / Dueli në distancë, Sadiku i  rrëmben Lenjanit vendin në Europë

Ndeshjet e sotme në kampionatin zviceran të futbollit kanë konfirmuar Luganon e Armando Sadikut si një nga pretendentet reale për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Europës në sezonin e ardhshëm. Skuadra e sulmuesit shqiptar ka fituar sot 3-0 ndaj Zyrihut, duke u ngjitur në vendin e katërt në klasifikim, i cili mbahej më par nga Sioni ku aktivizohet Ermir Lenjani.

Lugano, me Sadikun titullar, ka dominuar përballë Zyrihut ku nga minuta e parë aktivizoheshin futbollistët e Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe Mirlind Kryeziu, ndërsa Benjamin Kololli e nisi ndeshjen nga pankina për t’u aktivizuar në pjesën e dytë, një dëmtim detyroi Hekuran Kryeziun që të linte fushën e lojës pas vetëm 15 minutash dhe mungesa e tij ndihmoi Luganon të dominonte e krijonte raste duke arritur të merrte fitoren falë golave të Karlinjos (2) e Briek. Sadiku u zëvendësua në minutën ë 65 të takimit ku pati pak raste për të shënuar, i kontrolluar rreptësisht nga mbrojtja kundërshtare.

Ndërkohë, Sioni u desh të lëshonte vendin e katërt si pasojë e golavarazhit, pasi ka të njëjtën kuotë piksh me Luganon. Gjithçka ishte pasojë e humbjes së thellë 0-3 në shtëpi përballë Bazelit. Lenjani nga një anë dhe Xhaka në anën tjetër ishin të dy titullarë, duke qëndruar në fushë deri në fund të sfidës, ndërsa spektatorë në pankinë ishin Kukeli nga njëra anë dhe Zhegrova në tjetrën. /vipsport.al/