Zidan e thotë hapur: Reali ka shumë lojtarë që do t’i mbushin arkën në verë!

Gjatë verës do të ketë lëvizje të shumta te Real Madrid, e kanë pohuar drejtuesit e klubit madrilen dhe trajneri Zidan. Francezi ka folur sërish në lidhje me merkaton dhe ka pohuar se në ekip janë shumë lojtarë, shitja e të cilëve do t’i sjellë të  ardhura Realit, për të bërë më pas blerjet e duhura.

Zidan ka folur për “As” për përgatitjet që do të bëhen për Realin e sezonit të ri: “Kemi në ekip shumë futbollistë, që do të na shërbejnë për të grumbulluar të ardhura”, – theksoi trajneri i madrilenëve, që ka një listë të gjatë me emrat e atyre që dëshiron të përforcojnë grupin e Realit.

Deri tani është bërë vetëm një blerje zyrtare, ajo e mbrojtësit Militao, i cili është marrë nga Porto. Mbape dhe Hazard janë dy nga emrat më të përfolur se do të bashkohen me Realin në verë, por, siç kuptohet edhe nga fjalët e trajnerit francez, më parë duhen shitur ata që nuk janë më në planet e klubit. Dhe nuk janë pak. Nga Reali mund të largohen më shumë se 10 lojtarë në verë. / Vipsport.al