VIDEO / Zidan ka shumë punë për të bërë, Reali nuk mund dot as Leganes

Zinedin Zidan po kupton javë pas jave se Real Madrid që ka marrë përsipër të drejtojë, do të ketë nevojë për një riformatim thuajse të plotë në verë, pasi ekipi është shumë larg atyre paraqitjeve që kishte dhuruar në sezonet e kaluara e sidomos nuk duket në gjendje që të zgjidhë ndeshjet me ekipet të cilat më parë nuk kishte problem.

Shembulli konkret ishte sot ndaj Leganes, një ekip i mesit të tabelës ndaj të cilit sigurisht pritej që Reali të dominonte. Por skuadra e Zidan dhuroi pak për të siguruar tre pikët në këtë duel dhe nuk ishte aspak çudi që mbylli pjesën e parë në disavantazh pas golit të Silva.

Në pjesën e dytë, madrilenët u shfaqën me agresive dhe kërkuan me ngulm barazimin që në fillim dhe ai erdhi shpejt, me Benzema i cili gjeti rrjetën në minutën e 51-të dhe zgjoi ekipin e tij. Por vendasit rezistuan pastaj më në fund, për të mbrojtur rezultatin 1-1 dhe për të siguruar një pikë të rëndësishme ndaj një ekipi të madh, edhe pse ky i fundit po kalon një nga sezonet më të errët të dekadës së fundit. /vipsport.al/