VIDEO/ Vazhdon mrekullia e Flamurtarit, Kukësi i jep lamtumirën titullit dhe rrezikon vendin e dytë

Flamurtari vazhdon të surprizojë duke treguar se forma që ka treguar në ndeshjet e fundit nuk ka qenë një rastësi. Kuqezinjtë kanë arritur të triumfojnë në ‘Elbasan Arena’ ndaj Kukësit duke i mundur me rezultatin 1-2. Pavarësisht dominimit të Kukësit në pjesën e parë, vlonjatët janë treguar cinikë duke realizuar një supergol, ku Sukaj ka qenë ai që dhuroi spektakël.

Me fillimin e pjesës së dytë, Flamurtari ka befasuar duke realizuar edhe golin e dytë ku këtë radhë, ka qenë Musta ai që ka realizuar golin e dytë ndërkohë që Kukësi ka kërkuar golin, duke e gjetur me anë të Rexhinaldos, i pamjaftueshëm për t’i dhënë pikë Kukësit në këtë takim.

Minutë pas minute:

90+4′ Mbyllet takimi! Flamurtari fiton me rezultatin 1-2.

90+3′ Kukësi vazhdon të sulmojë, por mbrojtja mike tregohet mjaft e fortë.

90′ Akordohen edhe 4 minuta shtesë.

86′ Largohet edhe Kale dhe vendin e tij e zë Beqaj, ndërkohë që nga ana tjetër Kristi Joti zë vendin e Musollit.

80′ Kukësi me mundësi të mirë me anë të Ramës që driblon Koliçin dhe e kthen te Musolli, por ky i fundit gabon nga distanca

79’ Tjetër zëvendësim te Flamurtari me Xhevahir Sukajn që largohet dhe vendin e tij e zë i riu Sokol Ymeraj.

70′ GOOOL Kukësi! Ka realizuar Rexhinaldo duke rihapur sfidën pas një topi fantastik të dhënë nga Shkurtaj.

66’ Kukësi mundohet të organizohet me anë të Kordeiros dhe Rexhinaldos, por mbrojtja kuqezi është vendosur mirë dhe nuk lejon hapësira.

61′ Daja bën lëvizjen e parë me të riun Rrapaj që largohet për t’i lënë vendin Argjend Mustafës.

59’ Mundësi tjetër e artë për Kukësin me anë të Rexhinaldos i cili godet me kokë, por Koliçi bën një tjetër pritje heroike.

57’ Mundësi tjetër e mirë për flamurtarin që ka marrë në dorë frerët e lojës me Rrapajn që provon nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë.

55’ Ndërhyrje e gabuar nga Teqja ndaj Kales dhe Meta i tregon kartonin e verdhë.

52’ Gjoka bën lëvizjen e parë me Et’hemin që largohet duke i lënë vendin Çyrbjes.

49′ GOOOL Flamurtari! Ka realizuar Musta një supergol duke bërë lëmsh mbrojtjen vendase, gol që ka sjellë një festë të veçantë te kuqezinjtë.

46’ Nis pjesa e dytë e takimit, nuk ka ndryshime nga trajnerët përkatës.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë me dominim të Kukësit, por me avantazhin e Flamurtarit falë golit të Sukajt!

39′ GOOOL Flamurtari! Sukaj ka realizuar një supergol duke dribluar disa herë Cuculin dhe del i vetëm para Frashërit, duke shënuar me qetësi! 

38’ Ribaj ka mundësi nga e majta por ka Rrumbullakun përballë dhe provon një krosim në zonë, megjithatë largojnë mbrojtësit e Kukësit.

34’ Ndërhyrje e gabuar e Rrocës në mesfushë ndaj Kales, detyron Kridens Metën të nxjerrë karton të verdhë.

31’ Goditje dënimi për Flamurtarin ku Musta kroson megjithatë, Kukësi merr një kundërsulm dhe Musolli pason për Rexhinaldon i cili nxjerr të vetëm përballë portierit Shkurtajn që gabon duke e çuar topin jashtë kuadratit.

28’ Batha ndërhyn në mënyrë të gabuar në mesfushë duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

27’ Vjen krosimi nga këndi, por topi largohet dhe shkon te Musolli i cili gjen Shkurtajn me krosim ku ky i fundit provon roveshiatën, megjithatë topi përfundon jashtë.

26’ Shkurtaj luan mirë nga e majta dhe pason saktë për Rexhinaldon i cili godet, por topi devijohet në këndore.

25′ Rama mes 3 lojtarëve del i vetëm, por Koliçi e çon në këndore përsëri.

23’ Rama sërish dhuron spektakël nga e majta ku bën një driblim mjaft të bukur dhe kroson saktë ku gjen Rexhinaldon në zonë, por ky i fundit gabon me kokë duke e çuar topin jashtë.

21’ Ribaj niset mirë nga e djathta dhe kërkon të avancojë në drejtim të fundore, por mbyll mirë Rrumbullaku.

16’ Flamurtari mundohet të niset me kundërsulm para, por e ka të pamundur duke qenë se mbrojtja verilindore është vendosur mirë dhe topi i nisur gjatë shkon në këmbët e portierit Frashëri.

14’ Rama ka një rast të artë për të kaluar skuadrën e tij në avantazh ku i vetëm përballë portierit Koliçi ka gabuar, me këtë të fundit që bën një pritje fantastike duke e çuar topin në goditje këndi.

10’ Pasime të shumta nga ana e lojtarëve të Flamurtarit që kërkojnë hapësira por nuk ia dalin, ndërkohë që Kukësi niset në aksion të shpejtë dhe pas shumë kombinimeve është Rroca ai që godet, duke e çuar topin në duart e Koliçit.

8’ Përplasje në mesfushë mes Bathës dhe Rrocës, ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar dhe pas ndihmës së dhënë nga stafi mjekësor, rikthehet në fushë.

5’ Tjetër rast i mirë për Kukësin nga e djathta ku Rama luan mirë në krah dhe pason ulët në hyrje të zonës për Et’hemin, megjithatë largojnë mbrojtësit e Flamurtarit.

2’ Mundësi e parë është menjëherë për Kukësin ku pas një krosimi në zonë nga Valdet Rama, është Koliçi ai që ka dalë duke neutralizuar gjithçka.

1′ Nis takimi në ‘Elbasan Arena’ mes Kukësit dhe Flamurtarit!

Kukësi-Flamurtari 1-2
Shënues: 70’Rexhinaldo/ 39’Sukaj, 49’Musta

Formacionet:

Kukësi: Frashëri, Uilliam, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Ethemi, Musolli, Rroca, Rama, Rexhinaldo, Shkurtaj.
Trajner: Ernest Gjoka

Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Batha, Rrapaj, Musta, Ribaj, Kale, Sukaj.
Trajner: Ilir Daja