VIDEO/ Totenhem kualifikohet mes emocionesh, Poçetino feston si… Ronaldo

Totenhem mori një kualifikim dramatik, teksa në ndeshjen e Ligës së Kampionëve eliminoi mes drithërimave Mançester Siti. Një arritje e madhe për ‘Spurs’, të cilët u kualifikuan për herë të parë në histori në gjysmëfinalet e kompeticionit.

Sigurisht,festa ishte legjitime për londinezët të cilët nuk  e fshehën aspak entuziazmin në dhomat e zhveshjes. Por, ajo që ra më tepër në sy ishte festimi i trajnerit Mauricio Poçetino, i cili festoi në stilin e Kristiano Ronaldos. Tekniku bëri gjestin e portugezit, një gjest që në fakt për herë të parë është përdorur nga Diego simeone.

Në fakt, Ronaldo dhe Simeone u dënuan me gjobë për festimin e ekzagjeruar por Poçetino mund t’ia hedhë pasi festa e tij mbeti vetëm në dhomat e zhveshjes me lojtarët e tij, pavarësisht se tashmë video është kthyer në virale në rrjet dhje po shpërndahet kudo. Megjithatë, duke qenë hera e parë që skuadra kualifikohet në gjysmëfinale atëherë edhe festa mund të kalojë edhe disa limite.

/Egi Çabeli-VipSport.al/