VIDEO / SuperSterling, Mançester Siti rimerr kreun dhe pret gabimin e Liverpulit

Mançester Siti është kthyer përsëri sot në kreun e renditjes të kampionatit anglez, ndërsa pret i qetë sfidën e Liverpulit me Çelsin me shpresën që rivalët kryesorë të bëjnë një hap të gabuar.

Skuadra e Guardiolës po marshon drejt titullit kampion falë talentit të jashtëzakonshëm të Rahem Sterling, i cili ka shënuar sot dy gola në pjesën e parë ndaj Kristal Palas, duke iu afruar Agueros në garën për golashënuesin më të mirë të kampionatin pasi tani ka 17 gola kundrejt 19 të argjentinasit.

Vendasit shkurtuan diferencën me anë të Milivojeviç, kur mbeteshin edhe 10 minuta deri në fundin e ndeshjes. Por Gabriel Zhezus, në minutën e 90 të takimit vulosi fitoren përfundimtare 3-1 për skuadrën e tij, duke i dhënë suksesin ekipit të Sitit që në kuotë të njëjtë ndeshjesh të luajtura, 33, për momentin ka avantazhin e një pike ndaj Liverpulit në kreun e renditjes. /vipsport.al/