VIDEO / Strakoshën e mposht penalltia e zakonshme, Milani kthehet në Champions

Milani ka fituar sot një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Lacios, duke u kthyer përsëri në vendin e katërt në klasifikimin e Serisë A. Skuadra e Gatuzos triumfoi vetëm falë një penalltia ndaj lacialëve të cilët e shohin veten thuajse jashtë luftës për vendin e katërt në renditje.

Ndeshja ishte shumë e luftuar në pjesën e parë, me raste nga të dy krahët dhe me Imobilen i cili goditi edhe shtyllën e portës së mbrojtur nga Pepe Reina. Por në të dytën, Milani iu afrua më shumë zonës kundërshtare, edhe pse rrallëherë vuri në rrezik portën e Strakoshës.

Sfida u vendos nga një penallti e shkaktuar nga Durmishi pas një përplasje me Muzakion, me Kesin i cili dërgoi sferën në rrjetë nga pika e bardhë duke i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Milan-Lacio 1-0
80’ (p) Kesi

Milan: Pepe Reina, Kalabria, Musakio, Romanjoli, Rodríguez, Kesi, Bakajoko, Çalhanoglu, Suso, Piotek, Borini.
Trajner: Xh. Gatuzo

Lacio: Strakosha, Luiz Felipe, Açerbi, Bastos, Romulo, Milinkoviç-Saviç, Leiva, Alberto, Luliç, Korrea, Imobile.
Trajner: S. Inzagi