VIDEO / Strakosha përsëri protagonist, pritje e shkëlqyer e një penalltie

Gjuajtjet e penalltive janë kthyer në makth në sezonet e fundit për Thomas Strakoshën pasi goditjet nga pika e bardhë vazhdimisht i kanë krijuar probleme portierit të përfaqësueses shqiptare në sezonet e fundit, me ekipin e tij që është mposhtur vetëm në këtë mënyrë..

Por gardiani shqiptar ka treguar sot se po përmirësohet gjithnjë e më shumë edhe në këtë aspekt, duke pritur penalltinë e De Pol në ndeshjen e Lacios ndaj Udinezes. Luliç shkaktoi penallti pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kur rezultati ishte 2-0 për Lacion, që rrezikonte të shihte ndeshjen të rihapej.

Strakosha u tregua i jashtëzakonshëm duke nuhatur goditjen në të majtën e tij nga De Paul, për të ruajtur portën e paprekur e për të mbajtur të qetë Lacion në kryesim në një ndeshje shumë të rëndësishme për shanset e Champions. /vipsport.al/