VIDEO/ Rrocën dhe Kordeiron nuk i mbajnë nervat, tension mes tyre ndaj Tiranës

Kukësi arriti të kalonte në avantazh ndaj Tiranës me anë të Shkurtajt dhe u duk sikur gjithçka po shkonte mirë, por mesa duket në shtëpinë e Kukësit, situata nuk është aspak e qetë. Në përfundim të pjesës së parë, futbollistët e Kukësit kanë shfaqur tension dhe këtë mes tyre.

Në momentin që skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Rroca dhe Kordeiro kanë ngritur zërin mes njëri-tjetrit dhe situata mund të dilte jashtë kontrollit nëse nuk do të ndërhynin pjesa tjetër e skuadrës. Kamerat kanë fokusuar dy futbollistët e kanë lënë fushën duke pëshpëritur me veten, gjë e cila tregon tensionin mes dy futbollistëve.

Ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që i ka shtyrë dy futbollistët që të ngrenë zërin, ndërkohë që pritet të shihet vendimi që klubi do të marrë për dy futbollistët pasi skena të tilla nuk janë aspak të hijshme për një klub, që pretendon të dalë kampion. /VipSport.al/