VIDEO / Rishfaqet Skënderbeu, “asfalton” Kastriotin dhe ringjall shpresat e Europës

Skënderbeu ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për shanset për Europën, duke mundur 4-0 Kastriotin në një ndeshje shumë të rëndësishme në Korçë. Vendasit kërkonin një sukses edhe për të mos u përfshirë në luftën e ethshme të mbijetesës, por me suksesin e sotëm, i janë afruar më shumë grupit të ekipeve që luftojnë për Europën.

Goli i Muzakës në pjesën e parë bëri më të thjeshtë punën e skuadrës së Shehit, ndërsa krutanët u shfaqën më pak agresivë se në ndeshjet e mëparshme, edhe pse kishin raste për të gjetur rrjetën në këtë duel.

Goditja vendimtare erdhi në pjesën e dytë, kur brenda minutave 76 dhe 85 korçarët goditën tre herë në portën e Çekrezit, duke siguruar një sukses të rëndësishëm për moralin e për renditjen. /vipsport.al/

MINUTË PAS MINUTE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me shifrat 4-0 për Skënderbeun.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

88’ Kastrioti i dorëzuar plotësisht nga këto gola të njëpasnjëshëm, tani thjesht qarkullon sferën në pritje të mbylljes së takimit që është plotësisht në favor të korçarëve.

85′ GOOOL Skënderbeu, shënon Krasniqi. Top i gjatë nga prapavija e Skënderbeut, Xhon i cili ishte në pozicion jashtë loje i lë topin Krasniqit i cili e dërgon në rrjetë duke kaluar sferën mbi Çekrezin.

78’ GOOOL Skënderbeu, shënon Krasniqi. Këtë herë Oto Xhon shfaqet protagonist me një asist duke nxjerrë Krasniqin të vetëm para portës dhe ky i fundit nuk gabon duke çuar në 3 numrin e golave.

76’ GOOOL Skënderbeu, shënon Oto Xhon. Aksion i Gripshit nga krahu i djathtë, shmang mbrojtësin dhe jep një pasim në qendër për Xhon që nuk mund të gabonte. 2-0

71’ Aksion nga e majta i Kastriotit, topi harkohet të H. Marku i cili e ul për T. Markun, por ky i fundit zihet në pozicion jashtë loje.

67’ Kundërsulm i shpejtë i Xhon në krahun e majtë, shfaqet në zonë i vetëm para portierit po pastaj nuk pason në qendër dhe gjuan në mënyrë shumë të gabuar duke nervozuar edhe trajnerin Shehi.

66’ Devolli bën ndryshimin e parë, me aktivizimin e Taulant Markut në vend të Okebugut.

64’ Lëvizja e radhës së korçarwve, me Pervan i cili i lë vendin në fushë Oto Xhon.

60′ Zëvendësim i detyruar i vendasve, Muzaka largohet i dëmtuar dhe në vend të tij aktivizohet Gripshi.

57’ Tjetër mundësi e mirë për Kastriotin. Pas goditjes nga këndi, topi përfundon te Çela i cili gjuan në portë nga një pozicion i favorshëm por i jep më shumë forcë se duhet topit që fluturon mbi traversë.

56’ Kastrioti i afrohet rrezikshëm golit. Gjuajtje e Herald Markut nga jashtë zonës zona pas një aksion nga e majta, sfera përfundon jashtë pas devijimit të mbrojtjes vendase.

52’ Husein mundohet që të gjejë katërkëndorin me një goditje nga jashtë zonës, por sfera përfundon shumë larg portës së Dajsinanit.

48’ Okebugu mundohet që të krijojë mundësin të rrezikshëm në krahun e djathtë të sulmit me pasime të gjata nga thellësia, mbrojtja korçare mbyll mirë me Sambou dhe Abazin që nuk lejojnë miqtë të gjuajnë në portë.

46’ Karton i verdhë për Okebugu, i cili godet në kokë Sibo në një duel në mesfushë.

46’ Pjesa e dytë fillon pa ndryshime mes skuadrave.

45’+1’ Mbyllet 1-0 për Skënderbeun pjesa e parë.

45’+1’ Rast i shkëlqyer i Kastriotit për të barazuar. Pas një goditje dënimi kapiteni Çela ka në këmbët e tij mundësinë për të barazuar shifrat, po pak hapa larg portës fluturon sferën mbi traversë.

45’ Jepet një minutë shtesë.

44’ Skënderbeu shumë pranë golit të dytë. Top i gjatë në zonë drejt Krasniqit që nuk arrin të kontrollojë siç duhet dhe më pas sfera shkon te Bregu i cili gjendej në pozicion jashtë loje.

38’ Iniciativa tashmë kalon te Kastrioti, që po mundohet të shtyjë Skënderbeun në zonën e vet, me sulme të njëpasnjëshme në kërkim të barazimit. Korçarët administrojnë qetësisht gjithçka me shumë pasime.

32’ Okebugu mundohet të gjejë portën me një gjuajtje nga distanca, por nuk ka saktësinë për të dërguar sferën në katërkëndor.

27’ Mbrojtja korçare shfaqet përsëri e vëmendshme ndaj një tjetër sugjerimi drejt sulmit për sulmuesin Kalaja, me sferën që përfundon qetësisht në duart e Dajsinanit, pasi sulmuesi është i mbuluar rreptësisht.

24’ Top i gjatë drejt Bardhit në sulm, ai zihet në pozicion jashtë loje duke shpërdoruar një mundësi të mirë.

23’ Panik në qendër të mbrojtjes së Kastriotit, ku disa lojtarë të Skënderbeut provojnë me kombinime që të shkojnë drejt portës. Duhet kthimi i Roxher për të  marrë topin dhe për të larguar rrezikun nga pranë zonës së tij.

18’ Herald Marku provon me një gjuajtje të fortë, Dita devijon sferën në goditje nga këndi.

15’ Tjetër tentativë e Muzakës për të dalë para portës së Kastriotit, por këtë herë mbrojtja është e vëmendshme dhe ndalon pasimin diagonal për mesfushorin.

14’ GOOOL Skënderbeu, shënon Muzaka.Kalim i topit në qendër, Bregu e devijon për Krasniqin i cili me një lëvizje të shpejtë e çon te Muzaka, Ky i fundit, i vetëm para Çekrezit nuk gabon duke dërguar sferën në rrjetë.

7’ Kombinim mes Pervan dhe Krasniqit që nuk arrin të finalizohet nga mesfushori i mbyllur nga mbrojtja mike.

5’ Qarkullim i gjatë i korçarëve që ka iniciativën në këto minuta, por nuk arrin të gjejë të çarë në prapavijën e krutanëve për të goditur në portën e Çekrezit.

1’ Fillon ndeshja në Korçë.

Skënderbeu-Kastrioti 4-0
14′ Muzaka, 76′ Oto Xhon, 78′, 84′ Krasniqi

Skënderbeu: Dajsinani, Radas, Sambou, Vangjeli, Abazi, Dita, Sibo, Pervan, Muzaka, Bregu, Krasniqi.
Trajner: O. Shehi

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Çela, Ndreca, Okebugu, Shehu, H. Marku, Kalaja, Bardhi, Roxher.
Trajner: B. Devolli

KV: Vangjeli / Okebugu, Ndreca