VIDEO / Ndodh edhe në Serinë A, sherr mes lojtarëve pas Milan-Lacio

Ndeshja mes Milanit dhe Lacios në “San Siro” është shoqëruar me momente tensioni nga ata të cilat fatkeqësisht jemi mësuar t’i shohim shpesh në kampionatin tonë. Lojtarët e të dy skuadrave janë përplasur në fushën e lojës në një zënkë që përfshiu shumë futbollistë.

Luiz Felipe nga një anë, me Kesi e Kastijeho nga ana tjetër dukeshin shumë të tensionuar në ato momente e nuk kursyen të shtyrat e përplasjet. U desh ndërhyrja e lojtarëve të tejrë dhe stafeve të dy ekipeve që situata të qetësohej, pasi po degjeneronte në një sherr të rëndomtë.

Si për çudi, një më “paqësorët” që u mundua të shuante sherrin, ishte pikërisht Gatuzo, ai që njihet për shpërthime të tilla në fushën e lojës kur kishte qenë futbollist. /vipsport.al/