VIDEO/ Fitore me vlera Championsi, Interi fiton sërish me Lautaron në stol

Interi ka arritur të marrë një fitore të vështirë në transfertë përballë skuadrës së vendi të parafundit, Frosinones me rezultatin 1-3. Zikaltërit kanë gjetur dy gola në pjesën e parë duke dhënë përshtypjen e një fitoreje të lehtë, por në pjesën e dytë gjërat kanë folur për Frosinonen që ka kërkuar barazimin, por është ndalur në vetëm një gol.

Naingolan ka qenë ai që ka kaluar skuadrën e tij në avantazh, ndërkohë që Perisiç ka arritur të dyfishojë me  anë të një penalltie. Në pjesën e dytë, Kasata ka realizuar një supergol duke i dhënë shpresë Frosionones, shpresë e cila ka zgjatur deri në minutën e fundit, para se Vesino të realizonte edhe golin e tretë.

Me këtë fitore, Interi shkëputet sërish nga Milani i vendit të tretë duke shkuar në +5 pikë, ndërkohë që ka 6 pikë më shumë se Roma e vendit të pestë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/