VIDEO/ Fitore mbijetese për Tiranën, Teuta zhytet në krizë

Tirana ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertën e Durrësit, duke mundur Teutën me rezultatin 1-3. Të besuarit e trajnerit Mema, kanë kërkuar më shumë golin, duke parë edhe pozitat, ndërkohë që e kanë gjetur vetëm në pjesën e dytë me anë të Oduamandit. Ky gol, i ka hapur rrugë edhe golave të tjerë, ku menjëherë Hasani ka dyfishuar, ndërkohë që Teuta ka ngushtuar por dy minuta më vonë, Karabeci ka realizuar edhe golin e tretë.

Me këtë fitore, Tirana i largohet fundit që mbahet nga Kastrioti, duke u shkëputur me 6 pikë nga Kastrioti. Nga ana tjetër, Teuta i është larguar ndjeshëm Europës, duke përfunduar në vendin e pestë me 4 pikë më pak se Flamurtari i vendit të tretë. Javën e ardhshme, Tirana luan ndaj Kukësit ndërkohë që Teuta ka ndeshje ndaj Kamzës me 3 pikë që i merr në tavolinë.

Minutë pas minute: 

90+3′ Mbyllet takimi me fitoren e Tiranës, 1-3

90’ Jepen edhe 3 minuta shtesë.

89′ Largohet nga fusha Imami dhe vendin e tij e zë Gentian Muça.

87’ Hasani provon një goditje nga distanca, por topi shkon në duart e portierit.

75′ GOOOL Tirana! Supergol i shënuar nga Karabeci me një goditje nga jashtë zone!

73′ GOOOL Teuta! Ka realizuar Kamara një gol mjaft të bukur.

71′ Mema bën lëvizje duke larguar Muçin dhe vendin e tij e zë Sentamu!

66′ GOOOL Tirana! Ka realizuar edhe golin e dytë Edon Hasani i cili është shërbyer nga Kobina vetëm pak metra larg portës, duke shënuar me lehtësi.

63’ Rast i artë për Teutën me anë të një krosimi ku tre futbollistë kanë mundësi të godasin, por pasojnë te njëri-tjetri.

59′ Goditje dënimi për Teutën dhe është Kallaku ai që kroson, por topi shkon në duart e Abibit.

57’ Përplasje e Goxhës me Kallakun dhe mbetet i dëmtuar mbrojtësi i Tiranës, megjithatë çohet sërish.

54’ Imami ka shënuar edhe golin e dytë, por pozicioni i tij është i parregullt dhe anulohet goli.

52’ Tjetër zëvendësim te Teuta dhe tashmë është ndërrim i detyruar me Frashërin që largohet i dëmtuar dhe vendin e tij e zë Beqja.

46′ Nis pjesa e dytë, vendin e Prognit e zë Vajushi.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-1 në favor të Tiranës.

42′ GOOOL Tirana! Ka realizuar Oduamandi pas një sprinti fantastik duke kaluar topin mes këmbëve të portierit.

35’ Top i gjatë për Muçin në thellësi të sulmit, por del portieri duke larguar në rivënie anësore.

30′ Tjetër karton i verdhë, dhe është Progni ai që ndëshkohet.

29’ Kombinim mes Kallakut dhe Hakajt, ku ky i fundit kroson në zonë për Latif i cili arrin të godasë me kokë, por topin shkon lehtë në duart e Abibit.

28′ Progni mundohet të sulmojë, por shkakton faull ndaj Hoxhallarit.

21’ Teuta vazhdon të sulmojë dhe është Progni ai që mundohet të driblojë Karabecin, por mbyllet mirë nga mbrojtësi i Tiranës.

18′ Imami shkakton faull dhe tashmë ka mundësi Teuta, por krosimi i Traores shkon te Abibi.

12’ Tjetër mundësi e mirë për bardheblutë me anë të Maveje i cili provon një goditje nga distanca, por topi përfundon jashtë.

9’ Provon direkt Edon Hasani, por goditja e tij shkon pranë shtyllës.

8’ Hoxhallari mundohet të ndërmarrë një sulm por ka një ndërhyrje dhe fiton goditje dënimi pranë zonës.

7’ Minuta të qeta deri më tani me Teutën që po mundohet të organizohet megjithatë, largohet topi nga zona bardheblu pa sjellë kërcënim për portierin Abibi.

3’ Mundësia e parë është për Tiranën me anë të Muçit dhe Oduamandit, por mbrojtja vendase është vendosur mirë dhe largon pa problem.

1′ Nis takimi mes Teutës dhe Tiranës!

Formacionet zyrtare

Teuta: Celeski, Frashëri, Bicaj, Osmani, Hakaj, Traore, Gashi, Progni, Kallaku, Sidibe, Latif.
trajner: B. Shkëmbi

Tirana:  Abibi, Hoxhallari, Goxhaj, Doka, Imami, Karabeci, Hasani, Maveje, Kobina, Muçi, Oduamadi.
trajner: A. Mema