Video/ Festimi provokues i golit që ndezi luftën në stadium, policia shoqëron lojtarin

Tension i lartë në një ndeshje shumë të rëndësishme, gati një luftë e vërtetë mes tifozëve ultras dhe policisë. Gjithçka për një festim të gabuar goli, një provokim për ultrasit e ekipit kundërshtar.

Bëhet fjalë për një nga ndeshjet më të mëdha të kampionatit bullgar, Levski Sofia-Ludogorets. Kosmin Moti, mbrojtësi rumun i Ludogoretseit, shënoi golin e dytë dhe u drejtua nga tribuna e tifozëve kundërshtarë për t’i provokuar ata me festën e golit.

Kaq mjaftoi për të ndezur luftën. Ultrasit e CSKA-së kanë sulmuar tunelin që çon lojtarët në dhomat e zhveshjes, Moti u ndëshkua me karton të kuq (dy të verdhë), por nuk po arrinte të linte fushën. Ai u shoqërua nga forcat e policisë për t’u futur në ambientet e brendshme të stadiumit. / Vipsport.al