VIDEO / Festa e çmendur në dhomat e Totenhemit, Poçetino kopjon Simeonen

Totenhemi ka mbyllur me sukses një nga ndeshjet më epike të viteve të fundit në Ligën e Kampioneve, një humbje 4-3 por që i siguroi kalimin në gjysmëfinale. Ishte një ndeshje e rrallë, me gola të shumtë e sigurisht që edhe festimet pas saj në dhomat e zhveshjeve të Totenhem ishin shumë të veçanta.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale shfaqet Poçetino i cili hyn në dhomë dhe ulërin para lojtarëve dhe më pas kopjon gjestin e famshëm të Diego Simeones në sfidën ndaj Juventusit. Më pas trajneri shfaqet duke goditur me grushte tabelën e taktikës, ndërsa edhe lojtarët nuk përmbahen.

Ngado hapen pijet në dhomë dhe lojtarët fillojnë të lagin njëri-tjetrin, kurse nuk mungojnë koret për Musa SIsoko. Lojtari u dëmtua dhe u desh të zëvendësohej në fundin e pjesës së parë. Lojtarët kënduan këngën e tifozëve për mesfushorin francez derisa vetë ky i fundit hyri në dhomat e zhveshjeve për t’iu bashkuar festës. /vipsport.al/