VIDEO/ Dëmtim horror i portierit, shoku i skuadrës i thyen dy këmbët

Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve në Afrikë, mes Horoja dhe Idad Kasablanka ka rezultuar një ndeshje horrori për futbollistët dhe portierin e Horojas, Khadim Ndiaje. Gardiani ka pësuar një dëmtim të frikshëm në një përplasje pas një aksioni të kundërshtarit, duke bërë që të gjithë futbollistët të tmerroheshin nga pamjet.

Pas përplasjes me shokun e tij të skuadrës, Ndiaje ka thyer dy gjunjët duke mbetur i shtrirë në fushë dhe është dashur ndërhyrja e stafit mjekësor për të larguar portierin me anë të barelave. Skuadra e tij po humbiste me rezultatin 4-0 në atë moment, ndërkohë që në momentin e dëmtimit, nuk ka mundur të bëjë asgjë duke pësuar edhe golin e pestë.

Klubi i Horojas ka dhënë informacion për gjendjen shëndetësore të futbollistit por pa dhënë detaje në lidhje me të. “Rezultatet kanë dalë tashme dhe ai do të qëndrojë në spitalin e Zaidit për të vazhduar fazën e rikuperimit”. Kaq ka mjaftuar nga klubi, duke mos dhënë asnjë detaj në lidhje me kohën e rikthimit në fushë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/