VIDEO / Bajerni i përgjigjet Borusias, por fitorja njolloset nga Nojer

Bajern Mynih i është përgjigjur suksesit të Borusia Dortmund duke i rimarrë përsëri kreun e renditjes me një fitore të thellë 4-1 ndaj Fortuna Dyseldorf në transfertë. Por skuadra e Niko Kovaç nuk ka mundur t’i gëzohet siç duhet suksesit, pasi ka humbur një element të rëndësishëm, portierin Manuel Nojer.

Ky i fundit është dëmtuar në minutën e 53 të ndeshjes dhe u desh të zëvendësohej, ndërsa në fund të sfidës u pa duke iu larguar me paterica nga stadiumi dhe mendohet se rrezikon një tjetër mungesë të gjatë, një goditje e rëndë për skuadrën bavareze.

Sa i përket duelit, bavarezët e dominuan falë talentit të Koman, i cili realizoi dy gola në pjesën e parë e më pas ishin Gnabri e Goretzka që realizuan të tjerët në pjesën e dytë të lojës.

Surprizë sot ishte humbja e Eintraht Frankfurt me shifrat 1-3 në shtëpi përballë Augsburg, një tjetër rezultat negativ për këtë ekip pas atij të Ligës së Europës të enjten. /vipsport.al/