Vendosi në rrezik kualifikimin por VAR i erdhi në ndihmë, Eriksen: Jam nga njerëzit më me fat në planet

Fundi i ndeshjes së mbrëmshme në ligën e Kampionëve mes Mançester Sitit dhe Totenhemit ishte tepër dramatik. Ndërsa ‘Qytetarët’ po udhëhiqnin me rezultatin 4-3 ishin sërish jashtë kompeticionit për shkak të rezultatit në ndeshjen e parë.

Në këtë formë skuadra e trajnerit Guardiola ishte hedhur e gjitha në sulm, në kërkim të golit që i siguronte biletën për në gjysmëfinale. Në fakt, Siti e gjeti golin në minutën e 93 por aksioni u anulua nga sistemi VAR për shkak se Aguero ishte në pozicion jashtë loje. Ishte Eriksen ai që vuri në diskutim kualifikimin pasi humbi një top në zonë të rrezikshëm, megjithatë falë teknologjisë skuadra dhe danezi ia dolën të kalonin më tej.

Pas ndeshjes, mesfushori e kishe kuptuar sa shumë kishte rrezikuar dhe u shpreh se ndihej si një nga personat me më shumë fat në planet.”Jam një nga njerëzit me më shumë fat në planet. Ishte me të vërtetë një ndeshje e madhe. Pësuam shumë por dhamë gjithçka në fushë. Të luajmë në ndeshjet e radhës është një ëndërr”, tha Eriksen.

/Egi Çabeli-VipSport.al/