Uanda Nara: Përqafimi me Perisiç ishte i bukur, Ikardi la gjithçka përveç Interit

Mauro Ikardi është kthyer edhe një herë tjetër protagonist te Interi me penalltinë në ndeshjen ndaj Frosinones që ia la ta godiste kroatit Ivan Perisiç. Ky i fundit ne konvertoi në gol dhe nuk mungoi përqafimi me Ikardin, me të cilin pak kohë më parë kishin probleme dhe këto probleme u bënë shkak që Ikardi të përjashtohej për një muaj nga skuadra.

E ftuar në emisionin ‘Tiki Taka’ ka folur edhe e përhershmja Uanda Nara e cila e ka konsideruar si diçka mjaft të bukur përqafimin mes Ikardit dhe Perisiçit, ndërkohë që shprehet se Ikardi ka harruar gjithçka përveç dashurisë për Interin.

“Për mendimin tim, gjesti i Ikardit ishte më i rëndësishëm dhe më i vlefshëm se çdo gol që ka shënuar dhe përqafimi me Perisiç ishte mjaft i bukur. Ai la gjithçka, shiritin e kapitenit, penalltinë, por kurrë nuk e la dëshirën për të luajtur me Interin”, tha Uanda Nara. /Erjon Allaraj-VipSport.al/