U dënua me tetë ndeshje pezullim, sulmuesi i Atletikos refuzon të stërvitet

Diego Kosta ka refuzuar të stërvitet në seancën e sotme të Atletiko Madrid. Në fakt, sulmuesi është i pezulluar për tetë ndeshje, pas ofendimeve ndaj arbitrit në ndeshjen kundër Barcelonës në kampionat. Megjithatë, veprimi i brazilianit është i pakuptueshëm, ndërsa edhe pse ka qenë në fushën stërvitore nuk i është bashkuar pjesës tjetër të grupit.

Ndërkohë, klubi nuk e ka përfshirë Kostën në asnjë listë me futbollistët e dëmtuar duke shmangur pjesën se 30-vjeçari ka ndonjë problem fizik. Sakaq, pas pezullimit prej tetë ndeshjesh, Atletiko ka vendosur të apelojë vendimin në mënyrë që të arrijë ta shkurtojë dënimin dhe ta ketë të gatshëm Kostën për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

Mbetet e pakuptimtë situata rreth brazilianit, i cili në këtë mënyrë ka bërë një sjellje aspak korrekte ndaj shokëve të ekipit. Ndoshta ky mund të jetë sezoni i fundit i Kostës te Atletiko, teksa braziliani pas rikthimit në Madrid nuk ka arritur për asnjë moment të shfaqë formën e disa sezoneve më parë.

/Egi Çabeli-VipSport.al/