Turpi i milanistave, plasin polemikat në Itali për një fanellë

Pas ndeshja mes Milanit dhe Lacios është shoqëruar me polemika të mëdha, teksa pati një sherr në fushë ku u përfshinë shumë futbollistë të dyja skuadrave, ndërsa në fund erdhi i gjesti i dy mesfushorëve të Milanit, Kesi dhe Bakajoko të cilët pasi ndërruan fanellën me Açerbin, e ekspozuan atë në një mënyrë ofenduese para ultrasve kuqezi.

Në fakt, e gjithë ngjarja kishte nisur pak ditë para ndeshjes teksa Açerbi në një deklaratë ishte shprehur se në nivel individual dy skuadrat nuk kishin krahasime. Një deklaratë që mesa duket nuk është pritur mirë nga dyshja e mesfushës së Milanit. Megjithatë, pas ndeshjes ka reaguar edhe vetë tekniku Xhenaro Gatuzo, i cili i ka kërkuar falje Açerbit për gjestin e futbollistëve të tij. Ndërkohë mbi ngjarjen ka reaguar edhe vetë mbrojtësi i Lacios, Açerbi i cili u shpreh se e ndërroi fanellën për t’i dhënë fund polemikave para ndeshjes.

‘Nxitja e urrejtjes nuk është sport por një shenjë dobësie’, tha Açerbi. Ndërkaq në polemikë u përfshi edhe sulmuesi i Lacios, Çiro Imobile i cili u shpreh se Kesi dhe Bakajoko janë dy njerëz të ulët. Megjithatë, të dy futbollistët e Milanit i kërkuan falje Açerbit mbi gjestin, teksa u justifikuan se e gjitha ishte në formën e një shakaje dhe nuk kishin për qëllim të ofendonin mbrojtësin. /Egi Çabeli-VipSport.al/