Turneu për të rinjtë/ Shqipëria e Elvin Beqirit humb ndeshjen e dytë, përballë Turqisë

Kombëtarja e Shqipërisë për moshat U-16, është mposhtur nga Turqia me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri kanë zhvilluar ndeshjen e dytë në turneun ‘International U-16 Tournament’, ndërsa nuk arritën të shmangnin disfatën ndaj vendit organizator.

Formacioni i përzgjedhur në këtë ndeshje nga tekniku shkodran ishte: Simoni, Abazaj, Pano, Kurbasha, Neziri, Kote, Kreka, Stafa, Halili, Bajraktari, Çereni. Sa i përket ndeshjes, fraksioni i parë i lojës u duk sikur do të mbyllej në barazim, por në minutën e 40 vendasit kaluan në avantazh., falë golit të Ince. Në 45 minutat e dyta, kuqezinjtë provuan të reagonin dhe të ndryshonin fatet e takimit por nuk ia dolën, duke marrë humbjen e dytë në turne.

Ndërkaq, Shqipëria do të mbyllë ditën e nesërme turneun teksa të besuarit e Elvin Beqirit do të përballen me Kombëtaren e Lituanisë, ndërsa shpresohet në një rezultat pozitiv për të mos e mbyllur turneu me shije të hidhur.

/Egi Çabeli-VipSport.al/