Tomori rrezikon “greminën”, ja lajmërimi i klubit për tifozët

Tomori do të luajë në fundjavë një ndeshje të rëndësishme ku do të presë në fushën e vet skuadrën e Apolonisë së Fierit. Beratasit e kanë sfidë delikate dhe për vetë pozitat që kanë aktualisht në tabelën e renditjes, por edhe synimet e tyre iu bën punë vetëm fitorja e ndeshjes.

Klubi beratas bën me dije se ka shlyer pjesën e mbetur të dënimit duke e konvertuar me gjobë dhe tashmë ndeshja e radhës do të jetë me tifozë. Ja postimi I klubit berates pak më parë në “Facebook”.

“Klubi njofton se në prag të përballjes ndaj Apolonisë ka vendosur të shlyejë financiarisht dënimin e Komisionit të Disiplinës, duke i mundësuar skuadrës dhe tifozerisë të jetë e pranishme në stadiumin “Tomori”. Ftojmë të gjithë tifozët, të dielën të jenë në një numër sa më të madh, në mënyrë që të përkrahin skuadrën në rrugëtimin drejt objektivave finale. Kërkojmë nga tifozët që të shmangin çdo lloji incidenti, duke mos u bërë pre e ndonjë dënimi tjetër të mundshëm”, – është ky postimi i beratasve.

E.S./Vipsport.al/