Tifozi kërcënon me sms bashkëshorten e sulmuesit: Kur ai të vijë në stadium, do ta qëllojmë!

Natali Veber ka bërë publik një mesazh kërcënues, që e ka marrë nga një tifoz, siç bën me dije vetë ajo. Bëhet fjalë për një mesazh që ka shkuar në profilin në Instagram të bashkëshortes së sulmuesit argjentinas Mauro Zarate.

“Kur Mauro të shfaqet në stadiumin e Velezit, do ta qëllojmë”. Ky ishte mesazhi që ka marrë Natali, e cila ka preferuar ta bëjë të ditur publikisht. Zarate ka luajtur më parë me Velezin, ndërsa tani është pjesë e Boka Zhuniorsit.

Tifozëria e Velezit kuptohet qartë që nuk e ka pritur mirë kalimin e ish-sulmuesit të Lacios dhe Interit te Boka. Pas publikimit të mesazhit nga bashkëshortja e Zarates, ka nisur një hetim dhe tifozi që e ka dërguar duhet të japë llogari në polici. / Vipsport.al