Tifozët e Çelsit fushatë ndaj Higuain: Nuk na e përballon stomaku një tjetër sezon me të në ekip

Një humbje e rëndë në fushën e Liverpulit për Çelsin, që vazhdon me shumë ulje-ngritje në kampionat. Tifozët e bluve të Londrës vazhdojnë të jenë mjaft të irrituar me trajnerin, ndërsa këtë herë ata janë kapur me sulmuesin Gonzalo Higuain.

Sipas “Sun”, shumë tifozë të Çelsit kanë sulmuar sulmuesin argjentinas, pasi mendojnë se ai nuk është në gjendjen e duhur fizike dhe nuk është në lartësinë që kërkon kampionati anglez.

Në rrjetet sociale ka nisur një fushatë kundër ish-lojtarit të Juventusit dhe Milanit, pasi tifozët nuk duan ta shohin më të luajë me fanellën e Çelsit. “Vë bast se Milani nuk dëshiron ta marrë Higuainin, pasi e ka parë te Çelsi”, – ironizonte një tifoz i skuadrës së Sarrit. Të tjerë mendojnë se është më mirë të luajë Zhiru në vend të argjentinasit.

Po sulmi më i ashpër nga tifozët e Çelsit është se ata nuk mund ta durojnë dot faktin që Higuain të jetë pjesë e skuadrës së tyre edhe sezonin e ardhshëm. “Nëse do të bllokohet merkatoja, nuk besoj se stomaku im do ta përballonte një sezon tjetër me Higuain te Çelsi”, – shkruante një ultras i londinezëve. / Vipsport.al