Tifozët e Benfikës ngatërrojnë Frankfurtin, përfundojnë në kufirin me Poloninë

Nëse dëshiron të shkosh në Frankurt, edhe mund të ngatërrohesh, por, për hir të së vërtetës, rreziku është i ulët. Në Gjermani janë dy qytete me këtë emër: Frankfurti që të gjithë mendojnë, qyteti i pestë më i madh në Gjermani për numrin e banorëve, si dhe një qytet i vogël prej 60 mijë banorësh, shumë më në lindje si Frankfurti “i madh”, në kufi me Poloninë.

Dhe që të ngatërrohesh në këto kushte është e vështirë, por u ka ndodhur disa tifozëve të Benfikës, të cilët kishin udhëtuar nga Portugali për të ndjekur nga afër ndeshjen e kthimit në Europa League mes skuadrës së tyre dhe Eintrahtit.

Ata ishin nisur nga Lisbona dhe gabuan qytet, duke u gjendur shumë larg destinacionit të tyre. Mjaft të mërzitur, ata kanë postuar foto nga peripecitë e tyre gjermane në rrjetet sociale, ku nuk ka munguar edhe komenti i klubit gjerman. Në fakt, ka vetëm një dilemë: si ka mundësi që nuk e kanë kuptuar këta tifozë, sepse trajektoria nga Lisbona për në Gjermaninë Lindore nëpërmjet Parisit kalon detyrimisht nga Frankurti, ai i vërteti.

Vështirë që gjatë atij udhëtimi të gjatë të mos lindnin dyshime. Ndoshta këta tifozë të Benfikës e kanë bërë për t’u bërë të famshëm në rrjetet sociale…/ Vipsport.al